Ballkani i Hapur, Nunaj: Serbia ka industrinë më të zhvilluar, përfitoi më shumë se dy vendet e tjera

Ballkani i Hapur, Nunaj: Serbia ka industrinë më të zhvilluar, përfitoi më shumë se dy vendet e tjera

Ekspertia e ekonomisë Teuta Nunaqj Kortoci në MCN Economy ka komentuar lidhur me nismën e Ballkanit të Hapur për të cilën u shpreh se ajo pati si qëllim bashkëpunimet ekonomike përmes një unifikimi të tregjeve. Ajo tha se bashkësi të tilla kanë në karakter besimin dhe fitimin reciprok dhe se Serbia ishte ajo që përfitoi më shumë se dy vendet e tjera. Sipas Nunaj, kjo nismë ishte më shumë një dëshirë e liderve politikë sesa një nevojë që kishte rajoni. “Ballkani i Hapur në të njëjtën mënyrë që nisi nga një deklaratë e tre kryeministrave në të njëjtën mënyrë dhe kryeministri Rama zgjodhi ta mbyllte me një deklaratë. Në të tilla raste duhet thënë se ekzistenca e një nisme të tillë është politike, por që kishte disa efekte ekonomike me perspektivë 6 vendet e Ballkanit perëndimor edhe pse ishin vetëm 3 nga këto vende, ku nuk do kishte dogana, malli do qarkullonte i lirë. Nëse e trajtojmë në aspektin parimor nisma të tilla nuk janë risi e Ballkanit, por historia moderne ka sjellë mënyra të ndryshme dhe vetë BE është rezultat i këtyre nismave që për të përfituar ekonomikisht krijojnë një bashkësi”. Në vijim ajo theksoi se karakteristika e parë e kësaj nisme është besimi që vendoset mes këtyre vendeve dhe ana e dytë fitueshmëria e përbashkët. “Në rastin e Ballkanit të Hapur nuk kemi asnjë nga këto dy pika. Ajo ishte një nismë e ndërmarrë në mënyrë individuale si rajon, por që mendoj se nuk përcaktoj në mënyrë të qartë misionin. Më shumë ishte një dëshirë e liderëve sesa një nevojë që kishte rajoni për një nismë të tillë, pasi ne aktualisht kemi procesin e Berlinit, marrëveshjen ceftës, pra një nismë plus apo minus nuk lidhet vetëm me prezencën, por dhe produktin që do realizoj. Në rastin konkret ky rast ishte më shumë përfitues për Serbinë”. Nunaj tha se të tilla marrëveshje funksionojnë në i bazën e parimit ekonomik dhe në rastin e Kosovës me taksën 100% uli ndjeshëm sasinë e mallrave serbë. Sipas saj me Ballkanin e Hapur këta liderë synuan të ndryshonin imazhin e krijuar ndër vite. “Kemi parasysh momentin kur Kosova deklaroi taksën 100% të mallrave serbe. Kosova në këtë periudhë takse uli importin e mallrave nga Serbia dhe në këtë treg Kosova dhe Shqipëria nuk arritën ta mbushnin kërkesën e konsumatorëve dhe pati rritje të importeve nga tregjet evropiane. Nëse Kosova do bëhej pjesë tregu në Kosovë do ishte dhe më shumë mbizotërues me mallra serbe dhe nuk e shoh dobiprurëse për ekonominë e Kosovës dhe Serbia do e dominonte dhe më shumë”. Efektet ekonomike që solli Ballkani, sipas Nunaj në rastin ishin në favor të Serbisë duke qenë dhe shteti që ka industrinë më të zhvilluar dhe njëkohësisht eksporti i mallrave dhe shërbimeve është gati dyfishi krahasuar me Shqipërinë duke treguar një fuqi shumë më të madhe të vendit. “Ballkani hapur ka qenë më shumë një nismë politike për të nxitur një ide bashkëveprimi duke lënë ndasitë pak mënjanë, pra vetë liderët kërkonin të ndryshonin disi atë imazhin e tyre duke nisur një bashkëpunim mes tyre dhe jo të nxitur nga jashtë dhe do përmirësonte disi klimën, por ato nuk kanë funksionuar sepse nuk zgjidhën problematikat dhe në tërësinë e funksionimit të Ballkanit shumë pak janë ato anët e pozitive të Shqipërisë. Ne sot nuk kemi një dokument që të jetë finalizues dhe të themi se cilat ishin anët pozitive dhe negative të Ballkanit të hapur për Shqipërinë. Përgjithësisht tregu i hapur ndërvepron duke i dhënë më shumë fuqi tregut të fortë. Nuk kanë qenë marrëveshjet të paafta, mos mungesa e vullnetit politik për ti zbatuar këto marrëveshje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy