Franca po përballet me një valë të dytë agresive të koronavirusit.
Sipas kreut të komitetit shkencor francez, Jean-Francois Delfraissy, i cili ka folur për RTL-në gjermane, përballë rikthimit të fortë të koronavirusit ekzistojnë "dy opsione": ose një "shtetrrethim më masiv si për nga kohëzgjatja, ashtu edhe për nga shtrirja gjeografike deri në nivelin e territorit kombëtar" ose një bllokim "më pak i vështirë", i tipit "irlandez".
"Në të dy rastet, shkollat duhet të qëndrojnë të hapura", tha ai ndërsa theksoi se çdo vendim në këtë drejtim varet nga qeveria dhe politika.
"Ky virus është shumë i vështirë. Ne kemi marrë shumë informacione, por nuk dimë gjithçka. Kjo valë e dytë ndoshta do të jetë më e fortë se e para dhe ndikimi në sistemin shëndetësor do të jetë i menjëhershëm, në tre javët e ardhshme".
Për të, aktualisht ka "ndoshta më shumë se 50 0000 raste koronavirusi në ditë". Delfraissy beson se kjo shifër "po shkon drejt 100 000 rasteve në ditë".



