Jazexhi: Hamasi lufton kundër okupatorit si partizanët, si Qemal Stafa dhe Vojo Kushi

Jazexhi: Hamasi lufton kundër okupatorit si partizanët, si Qemal Stafa dhe Vojo Kushi

<blockquote> <p><em>Izraeli parashikon që nëse jam çifut unë mund të marrë të gjithë fisin tim, ndërsa unë si arab që kam kushërinjtë e mi që janë matanë gardhit, nuk lejohem të kaloj murin. Ti si arab izraelit pavarësisht pasaportës izraelite, nuk e ke të drejtën që ka çifuti. Kur kalon murin e Kalandias aty të vrasin. Është një shtet fashist që refuzon të trajtojë si të barabartë qytetarët e tij arabë.&nbsp;</em></p> </blockquote> <p>Kështu tha historiani dhe pedagogu i historisë së Lindjes së Mesme, Olsi Jazexhi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.</p> <p>Ai shtoi se në Rripin e Gazës ka një farë rendi, Hamasi është një milici, një grup i armatosur rezistence ndaj brutalitetit të makinerisë ushtarake izraelite.&nbsp;</p> <blockquote> <p>Hamasi janë si partizanët si Qemal Stafa me njësitet guerrrile në Shqipëri, në kohën e pushtimit fashist dhe nazist që kishte djem si Vojo Kushi që ishin të gatshëm të hidheshin në erë dhe ti hidheshin tankut nazist. Vojo Kushi luftoi kundër një okupatori të huaj, palestinezët luftojnë kundër një okupatori të huaj. &nbsp;Çifutët e Europës, ashkenazët e bardhë janë nga Ukraina, vijnë nga Ukraina. Përralla që përdor sionizmi sot pretendon se me që ne pretendojmë fenë çifute kemi ardhur nga Palestina.</p> </blockquote>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy