Cakrani: Nëse MEK ka kryer sulme kibernetike duhet të largohen, ata janë këtu për shkak të politikës sonë servile

Cakrani: Nëse MEK ka kryer sulme kibernetike duhet të largohen, ata janë këtu për shkak të politikës sonë servile

Avokati Kujtim Cakrani në MCN Live ka komentuar lidhur me aksionin policor të Shqipërisë më 20 qershor, kur Policia e Shtetit kreu kontrolle në kampin e Manzës së Durrësit, ku janë të strehuar rreth 3.000 pjesëtarë të opozitës iraniane. Ai tha se ne nuk kemi dijeni për marrëveshjen midis SHBA-Shqipëri dhe se prej vitti 2022 ne jemi në gjendje lufte me Iranin. Sipas tij, nëse anëtarët e MEK kanë kryer sulme kibernetike duhet të largohen menjëherë nga vendi ynë. “Nëse publikut nuk i shpjegojmë pse MEK është në Shqipëri sepse nëse vemi thjesht te kontrolli nuk kuptojmë gjë. Në 2012 MEK ka ardhur në Shqipëri ku ka qenë një numër shumë i vogël rreth 200 ku qeveria amerikane me qeverinë e asaj kohe të Berishës nuk u informuam se MEK ka dalë nga organizatë terroriste dhe për arsyet që i shërbyen Amerikës duhet të strehoheshin, dhe ne si vend që jemi, që shkarkohet çdo gjë i morëm ata dhe i quajtëm opozitë. Edhe në kohën e Ramës ai tha sillini këtu të gjithë dhe sot janë një fshat i tërë, 3 mijë banorë. Problemi qëndron këtu, në atë periudhë ata u shpallën që ne si qytetarë nuk dimë asgjë nga marrëveshjet e bëra si ajo e 2012, ashtu dhe ajo e 2015 nga Rama”. Në vijim ai shtoi se këta fillimisht u sollën si opozitarë dhe erdhën si azilantë që i mbronte konventa Gjenevës që ata të gëzojnë të drejta si azilantë, por sipas tij fakti është se nuk dimë çfarë ka ndodhur dhe sa do rrinë ata këtu. “Nuk kemi një informacion, nëse ata kanë ardhur të qëndrojnë përgjithmonë këtu, apo për një kohë, sa do qëndrojnë. Fakti që ndodhën ato që ndodhën, duke goditur sigurinë tonë kombëtare ne akuzuam një vit më parë Iranin dhe për ata ne kemi larguar për tërë natën ambasadën dhe sot jemi në luftë. Unë nuk di mënyrë tjetër trajtimi, tani ose sulmet kibernetike i kanë kryer hakerat e qeverisë iraniane ose MEK, dhe nëse MEK është kaq i rrezikshëm pse ata duhet të qëndrojnë në Shqipëri. Shteti shqiptar duhet ta ndajë ose jemi në luftë me Iranin ose me MEK”. Avokati Cakrani tha se ata këtu nuk kanë ardhur se zgjodhën Shqipërinë, ata i kanë sjell. Shteti shqiptar ka gabuar në sjelljen me MEK, policia u soll ashtu siç bënë me shqiptarët dhe se kjo e fundit nuk pati përfaqësim ligjor. Sipas tij, kontrolli u krye pa praninë e një avokati. “Ne i sollëm ata këtu si politikë servile që jemi, por unë pres që ata që i kanë sjell SHBA, Kim të kishin dalë dhe të thoshin se çfarë do bëhet me këta persona që i kemi për shkak të aleancës. Ne pak probleme kemi me krimin, por ti fusim duke i mbingarkuar dhe këto. Përtej faktit kush janë ata, unë kam kapur disa shkelje të shtetit shqiptar, SPAK nëse kishte një urdhër duhet tua përkthente atyre në gjuhën e tyre sepse konventa e të drejtave të njeriut e ka të ndaluar se në momentin që e ndalon, arreston duhet ta njoftosh atë para në gjuhen e vendit tënd. Këtu ka gabuar shteti shqiptar. Mënyra e sjelljes tipike e policisë shqiptare, sepse është sjell siç sillet me shqiptarët në protesta, por ju duke ditur se aty është një vullkan dhe mundtë degjenerojë mund të zbatosh me rigorozitet kontrollin. Ti nuk mund të bësh një kontroll pa lajmëruar përfaqësuesit ligjorë të tyre dhe çdo veprim që do kryhet ndaj atyre serverëve duhet të jetë në prani të tyre sepse do ta komprometojë shumë të gjithë ecurinë e hetimit më pas”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy