Në PD ka nisur një valë përjashtimesh, pas rastit të Ervin Salianjit, ndërsa raste të tjera janë shënuar edhe në degët e Durrësit dhe Elbasanit.
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i ftuar në “MCN Live”, ka komentuar zhvillimet e fundit në PD, duke theksuar se partia po kalon një krizë të thellë organizative dhe politike.
Nese bëjmë një krahasim mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, them se PS funksionon mbi bazën e interesave të pushtetit, ndërsa opozita duhet të ndërtojë një model alternativ qeverisës për të realizuar rotacionin politik.
Problemi kryesor i PD-së është mungesa e një modeli të qartë dhe e rregullave të brendshme funksionale, duke shtuar se beteja aktuale e saj është mbijetesa si subjekt politik.
Sipas Elezit, PD është shndërruar në parti familjare teksa Berishës uk i ka ngelur rrugë tjetër pos përjashtimeve kush i del kundër.
Partia Demokratike është shndërruar në një “parti familjare”, e dominuar nga rrethi i ngushtë i Sali Berishës.
Ai nuk ka më alternativa të tjera përveçse të përjashtojë nga oborri i tij, çdo zë kritik brenda partisë.
PD, në këtë formë, nuk mund të rritet. Që nga viti 2018 kam paralajmëruar se kjo strukturë do ta zvogëlojë partinë deri në një enturazh familjar, dhe kjo po ndodh,
Pavarësisht iniciativave individuale brenda partisë, situata mbetet e vështirë dhe PD rrezikon të mbetet një formacion i mbyllur rreth një grupi të vogël drejtues.



