600 mijë refugjatë në Shqipëri, Rama: 'Fake news', si mijëra lajme të rreme në vend (VIDEO)

600 mijë refugjatë në Shqipëri, Rama: 'Fake news', si mijëra lajme të rreme në vend (VIDEO)

I pranishëm në ceremoninë e falënderimit për të gjithë ata që ideuan dhe punuan për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”, i cili u vlerësua në Barcelonë me çmimin evropian për hapësirën publike urbane 2018, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përsëri qëndrimin lidhur me pranimin nga ana e Shqipërisë të 600 mijë refugjatëve sirianë.

Kreu i qeverisë e konsideron lajm të rremë atë të përhapur ditët e fundit për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

"Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bën Shqipërinë djep të fake news-t përpara se fake news të shfaqej si epidemi botërore. Ka qenë një lajm i rremë siç është sot lajmi i rremë për një kamp refugjatësh, që do mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita ditës. Është një betejë shumë e vështirë me lajmet e rreme, por koha i vë në vend të gjitha dhe vuri në vend drejtësinë e vizionit, idesë, e gjithë projektit të sheshit Skënderbej, që patjetër është kthyer në faqen e bardhë të kryeqytetit tonë", tha kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se çmimi është një trofe me rëndësi për Tiranën dhe se sipas tij ky shesh ka qenë prej kohësh shesh betejash politike. Numri një qeverisë deklaron se godina e re e teatrit Kombëtar do të ketë të njëjtin sukses sikurse Sheshi Skënderbej apo stadiumi kombëtar që po bëhet gati me shpejtësi për të mikpritur ndeshjet e kombëtares sonë.

Si për sheshin, si për stadiumin edhe për teatrin të gjithë ata që e kundërshtojnë sot do të gëzojnë nesër. Ne me shumë dashamirësi nuk do ua kujtojmë asnjëherë që ata ishin kundër. Përkundrazi, do t’i falënderojmë gjithmonë siç unë shumë sinqerisht i falënderoj edhe ata që na kanë qenë kundërshtarë të betuar për sheshin", u shpreh Rama

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy