Von der Leyen: BE duhet të bëjë më shumë, ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV

Von der Leyen: BE duhet të bëjë më shumë, ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV

Punimet e samitit midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë ardhur tashmë drejt fundit.

Mesazhi i Komisionit Evropian ishte se Ballkani Perëndimor  është pjesë e të njëjtit Bashkim Evropian siç është BE-ja, deklaroi sot në një konferencë shtypi presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

“Ballkani është BE. Kemi të njëjtën histori dhe vlera dhe jam e bindur, edhe të njëjtin fat”.

Ajo ravijëzoi se Komisioni, po bën të pamundurën për të vijuar procesin e zgjerimit të unionit. Ajo theksoi se Ballkanin, BE-ja e dëshiron pjesë të saj.

Investimet e mëdha ekonomike, janë gjithashtu në fokus të BE-së. Kjo, pasi unioni është edhe partneri kryesor në Ballkanin Perëndimor sipas saj. Deri në 30 miliardë euro, mund të investohen nga evropianët në rajon.

Mbi reformat, ato kanë qenë të dukshme sipas presidentes, por majat ende nuk janë arritur. Ndaj, duhet bërë më shumë për luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, zhvillimit të drejtësisë dhe lirisë së medias, shpjegoi der Leyen.

Për sa i përket negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, von der Leyen theksoi se ato duhen hapur sa më parë. Punë është bërë nga Komisioni për të ndërmjetësuar bisedimet mes Bullgarisë dhe palës maqedonase. Ndaj, duhet doemos të gjendet gjuha e përbashkët mes tyre.

“ BE nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, ndaj do të vazhdojmë punën për të avancuar në procesin e zgjerimit të BE. Qëllimi ynë është zgjerimi. Plani ekonomik është shumë i rëndësishëm dhe është në qendër të angazhimit tonë në rajon. Kemi një plan të madh, me 30 miliardë euro për rajonin. Duhet një treg i përbashkët rajonal. Javën e kaluar kam udhëtuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kem diskutuar për këtë çështje. Ndjeva padurimin e popujve nga zgjatja e procesit të zgjerimit, pasi dëshira e tyre është që të jenë pjesë e BE.

Sa i përket reformave, është e qartë se partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po ndërmarrin reforma të rëndësishme, është bërë shumë progres dhe është i dukshëm. Duhet të theksojmë reformat, luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, lirisë së medias dhe zhvillimin ekonomik.

Por, edhe BE duhet të bëjë më shumë. Ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV. Duhet të ecim përpara në këtë proces, ta qartësojmë. Po bëhet një punë intensive nga Komisioni Evropian për çështjet kryesore, që është edhe çështja bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë. Shpresoj që ata ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem dhe të ecin përpara. Kemi diskutuar në samit dialogun.

Kemi diskutuar edhe çështjen e pandemisë. Kemi dhuruar një sasi të madhe vaksinash kundër virusit dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë të ngushtë në vitet dhe dekadat e ardhshme. Kemi dhe planin ekonomik. Ky plan do të ndikojë në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbi të gjitha dhe për ndërlidhjen e rrugëve.

Një sukses ndërkaq, e ka quajtur çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u zgjidh me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Kemi përgatitur një akt verimi për Ballkanin Perëndimor, kemi një agjendë të re. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat, vlen për t’u përmendur pasi është një marrëveshje që u arrit me ndërmjetësimin e BE. Kjo është një shembull për gjithë rajonin. Treguam dëshirën tonë për të gjetur zgjidhje, edhe në situata të vështira si këto. Situata ishte e tensionuar. Kjo është e qartë, që angazhimi ynë për zgjerimin është ndër elementet tona kryesore për të ecur”, tha Presidentja e KE.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy