Merr fund makthi në shpellën e Tailandës, shpëtohen të gjithë fëmijët (VIDEO+FOTO)

Merr fund makthi në shpellën e Tailandës, shpëtohen të gjithë fëmijët (VIDEO+FOTO)

Operacioni për shpëtimin e djemve të bllokuar në një shpellë në Tailanda është përmbyllur me sukses.

Sot nga shpella e Tham Luang-ut kanë dalë edhe edhe katër djem të tjerë dhe trajneri i skuadrës. 

Sipas autoriteteve shëndetësore tailandeze, katër fëmijët e shpëtuar dje, të moshës 12-16 vjeç, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy të tjerë dyshohet se kanë një infeksion pulmonar.

Autoritetet thonë se gjendja e tyre psikologjike paraqitet e mirë, por do të duhet vlerësimi i një psikologu për një përgjigje më të qartë.

Ata pritet në nxirren nga spitali pas një jave.

Shpëtimi i të gjithë fëmijëve shënon një sukses të madh, nëse merr parasysh faktin se situata dukej e pashpresë për 12 djemtë dhe trajnerin e tyre, të cilët 17 ditë më parë mbetën të bllokuar në një zonë të rrethuar me ujë në shpellën nëntokësore. Niveli i ujërave u rrit duke e bërë situatën akoma më të pashpresë. Edhe pas lokalizimit të tyre, ekipeve të shpëtimit iu deshën 8 ditë për të planifikuar dhe vënë në zbatim misionin e shpëtimit.

Operacioni për nxjerrjen e tyre nga shpella vështirësohej nga fakti se ndërhyrja u krye nga zhytësit nën ujë, nëpërmjet një hapësire tepër të ngushtë. Një pjesëtar i forcave special humbi jetën në përpjekje për t’i shpëtuar fëmijët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy