Ruçi letër Metës: Presim propozimet tuaja për kreun e KLSH, reagon zëdhënësi i Presidentit

Ruçi letër Metës: Presim propozimet tuaja për kreun e KLSH, reagon zëdhënësi i Presidentit

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër presidentit Ilir Meta, ku i kërkon që të propozojë një emër për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në letër, shkruhet se Ruçi i ka kujtuar kreut të shtetit se Kuvendi ka muaj që po pret një emër për kreun e KLSH-së, duke theksuar se duhet të respektojë afatet.

“Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Në krye të KLSH-së aktualisht është Bujar Leskaj.

Në një reagim në rrjetet sociale, zëdhënësi i kreut të shtetit Tedi Blushi thotë se Presidenti Meta “e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH”.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.

Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve”, thuhet në reagimin e Blushit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy