Konflikti për pronën me ndërtuesin Eduart Reçi sipas policisë është shkaku që dy vëllezërit Dukaj vranë me snajper në tiranë fqinjin e tyre. Fact Check sjell pamjet e vrasjes, ndërsa Ekzekutori i këtij krimi është Shkëlqim Dukaj efektiv policie. Teksa ora shënonte 23 e mbrëmjes më 13 nëntor 2024, dalje në verandë për të pirë një cigare do të ishin edhe momentet e fundit të jetës për Eduart Reçin.
Ish-drejtues në shërbimet inteligjente shqiptare dhe prej vitesh një biznesmen ndërtimin do të ekzekutohej me një plumb nga distanca. Policia dhe Prokuroria nisën hetimet, ndërsa fillimisht pistat ishin disa përfshi dhe të shkuarën e tij si pjesëtarë i Shërbimit Informativ. 52-vjeçari me origjinë nga Dibra mori një tek plumb që i përshkoi tej për tej në kokë dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës rreth orës 4 të mëngjesit.
Në 72 orët e para të hetimeve “blutë” e Tiranës përjashtuan pistën e ekzekutimit për shkak të ish-funksionit të tij si pjesë e SHISH, ndërsa u fokusuan në biznesin e tij si ndërtues dhe konfliktet e mundshme. 11 ditë nga atentati, më 24 nëntor policia bëri me dije se kishte arritur të ndërtonte dinamikën e vrasjes dhe të identifikonte dhe arrestonte dy të dyshuarit në krim. Përkatësisht Shkëlqim dhe Florjan Dukaj dy vëllezër që banonin shumë pranë vendit ku u vra Reçi.
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakordësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës). Ndër personat me të cilët shtetasi Eduart Reçi, kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit FlorianDukaj dhe Shkëlqim Dukaj, informoi Policia e Tiranës.
Si prova materiale policia mundi të sekuestrojë disa pjesë armed he modifikues snajper e po ashtu labtp dhe jelek kamuflazhi ushtarak. Shkëlqim Dukaj një prej vëllezërve autor i dyshuar rezulton se gjatë momentit të kryerjes së këtij krimi ishte pjesë e uniformave blu në Komisariatin Numër 2 në tiranë.



