
Duke marrë parasysh se sëmundjet e zemrës janë vrasësi kryesor i burrave dhe grave në Shtetet e Bashkuara dhe përbëjnë rreth një në çdo katër vdekje është mirë të mësoni më shumë se si mbroni shëndetin e zemrës tuaj.
Eatthis shkruan se për të shmangur një sulm në zemër duhet të keni parasysh disa këshilla për të cilat profesionistët thonë se mund t’ju mbrojnë. Disa prej tyre janë:
1 Bëni një vaksinë gripi
2 Shkoni për kontrolle rutinë edhe pse nuk ndjeni asnjë shqetësim
3 Stërvituni mesatarisht rreth 75 minuta
4 Mbani natriumin në minimum
5 Qëndroni larg ushqimeve të përpunuara
6 Hani yndyrna të shëndetshme për zemrën
7 Kufizoni mishin e kuq
8 Hani shumë perime
9 Shmangni ushqimet që janë etiketuar si me ‘pak yndyrë’
10 Shmangni Sheqerin



