Përtej paralajmërimeve të kryeministrit ende nuk ka një draft të shkruar mbi propozimin për amnistitë fiskale.Sipas projektit në fjalë, bizneset do të kenë mundësi të lëgalizojnë fitimet e fshehura në vite, ndërsa qytetarët të ardhurat nga puna informale. Mirpo në një vëzhgim të gazetarëve të TvT, nga Ministria e Diasporës , shtetit shqiptar nuk i është adresuar asnjë kërkesë apo interesim nga emigrantët shqiptar.
Nga ana tjetër, Elton Haxhi, ish-zëvendës ministër i Financave dhe ekspert i politikave fiskale thotë se nevoja e një qeverie për fshirjen e detyrimeve tatimore të padeklaruara mund të jetë nxitur nga emergjenca për të zeruar një stok tatimor në rritje apo për formalizuar paranë e biznesit që qarkullon jashtë sistemit.
“ Mjafton të permendim informalitetin në ekonomi, duke pasur një ekonomi informale, padyshim që ka kapital informal, i cili qarkullon në forma informale, qoftë kesh, apo nëpërmjet skemave tatimore, kjo sjell një masë kapitali që nuk rezulton në regjistratë tatimorë”.
Por a do të krijojë hapësira projektligji që nga kjo amnisti fiskale të përfitojnë subjekte që kanë një historik të keq me administratën tatimore apo që janë hetuar për përfshirjen në skemat e mashtrimit me TVSH-në.
“Kemi kompani fantazme, të cilat bëjnë mashtrime, dhe pastaj kemi klientët e tyre, për ato kompani, të cilat kanë një dënim penal, besoj se duhet të jemi jashtë skemës, pra ato që janë akuzuar për mashtrim apo për dënime te tjera të akuzuar për mashtrim apo krime të tjera , janë shtuar evazionin fiskal, sepse ai nuk është i pastër “.
Edhe në të kaluarën qeveritë kanë aplikuar skema të aministisë fiskale, por rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin. Që nisma të jetë e sukseshme Haxhit thotë se duhet siguruar konfidencialiteti i subjekteve që do të vetëdeklarohen. Të dhënat sipas tij duhet të ruhen në kushte anonimati jo vetëm për publikun dhe një pjesë të administratës tatimore.
“Ka një debat mbi nivelin epagesës, në të gjithë vendet, ku do ku është amnistia. Në përgjithësi parimi është i tillë që incentiva duhet të jetë që ai që bën vetdeklarim, duhet të lehtësohet nga detyrimet që do të paguante, nësë do të kapej, pra nuk do të paguante të njejtën gjë sepse, po bën vetdeklarim. Nga ana tjetër, duhet të jetë e tillë që të mos dekurajoj tatimpaguesit qe kanë qenë të rregullt. Niveli i tarfiës duhet gjykuar në këtë prespektivë, sepse ne vijmë nga një historik informaliteti, nga një historik pandëshkueshmërie, dhe ky është moment kur qevrria ka marrë të gjitha masat për ta shtrënguar të gjithë administrimin fiskal që këtej e tutje dhe në të ardhmën, dhe që të ngushtoj hapsirat për evasion, nga njëra anë ushtrohet presion për formalizim, nga ana tjëtër, jëpët një mundësi për tu vetëdeklaruar".
Haxhi thotë se ka disa modele që aplikohen për amnistinë fiskale, por nisma të tilla sipas tij duhet të shoqërohen edhe me forcimin e kontrollit tatimor në mënyrë që të kufizohet çdo hapësirë për evasion fiskal.
Më shumë rreth kësaj ndiqni intervistën e plotë të ish z.ministrit të financave, Elton Harxhi.



