Përurohet Qendra e Kontrollit të Urgjencave, Rama: Dyfish më shumë ambulanca, të gatshme në çdo orë

Përurohet Qendra e Kontrollit të Urgjencave, Rama: Dyfish më shumë ambulanca, të gatshme në çdo orë

Gjatë përurimit të Qendrës së Komandës së Kontrollit të Urgjencave, kryeministri Rama tha se sisitemi shëndetësor në vend kishte nevojë për remont kapital 3 vjet e gjysmë më parë, çka bëri që 30% e buxhetit t’i jepej shëndetësisë. Rama tha se falë kësaj qendre, përmirësohet ndjeshëm shërbimi i urgjencës.

“Kemi dyfishin e ambulancave që janë të gatshme në çdo orë, në 7 ditë të javës. Garanton përgjigje në kohë reale. Çdo telefonatë gjen akses të menjëhershëm te operatori. Mbledhja e të dhënave krijon krijon regjistrin e pacientëve”, tha ao.

“Është me rëndësi të nënvizohet se investimet për shërbimet e urgjencës në personel janë shtuar në disa spitale rajonale që nga Shkodra deri në Vlorë dhe do të vazhdojë në të gjitha spitalet e vendit. Ne nuk e diskutojmë që ka ende shumë për të bërë sepse sistemi që trashëguam ishte i falimentuar dhe faktikisht kishte nevojë për remont kapital tërësor, duke e marrë sektor për sektor”, tha ai.

Rama tha më tej se në sistemin shëndetësor ka ende nevojë për përmirësim të shërbimeve, megjithatë ndryshimi të 3 vjet është i madh.

“Dua të nënvizoj faktin se krahasuar me çfarë duhet të bëjmë jemi ende larg, por krahasuar me çfarë kemi bërë duke marrë si pikë reference, është bërë punë kolosale në sistemin shëndetësor. Ne marrim falënderime pa fund nga ata që kanë nevojë për këtë shërbim”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy