Ramazani/ Spahiu: Të kthejmë vëmendjen te familja, si shtylla bazë e shoqërisë (VIDEO)

Ramazani/ Spahiu: Të kthejmë vëmendjen te familja, si shtylla bazë e shoqërisë (VIDEO)

Besimtarët myslimanë nisin nesër muajin e shenjtë të Ramazanit, që do të mbyllet më 4 qershor me faljen e Bajramit.

Muaji i agjërimit, një praktikë që ndiqet nga miliona besimtarë myslimanë në mbarë botën, është muaji i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, i solidaritetit dhe bashkëpunimit,  mëshirës e virtytit.

Një ditë para nisjes së këtij muaji të bekuar për të gjithë besimtarët myslimanë, kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, përcolli një mesazh urimi, në të cilin e vuri theksin te vëmendja ndaj familjes si baza e një shoqërie të shëndetshme.

"Të nderuar besimtarë. Koha kur jetojmë shfaq probleme të shumta, më të shpeshta ato të familjes  shqiptare, ku shpesh ekuilibrat e vlerat lëkunden, duke prishur mbarëvajtjen e jetës shoqërore në tërësi. Lus Zotin që ky muaj i paqtë të na kthejë vemëndjen te familja, te lidhja mes pjesëtarëve të saj", theksoi Spahiu në mesazhin e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy