Kriza Rusi-Ukrainë/ Lavrov: Ka gjithmonë një shans për të arritur marrëveshje

Kriza Rusi-Ukrainë/ Lavrov: Ka gjithmonë një shans për të arritur marrëveshje

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka sugjeruar Vladimir Putin që Moska të vazhdojë rrugën diplomatike, në përpjekjet për të siguruar garanci të sigurisë nga Perëndimi, ndërkohë që rriten tensionet rreth Ukrainës.

Lavrov i ka thënë Putinit se Shtetet e Bashkuara kanë bërë propozime konkrete për zvogëlim të rreziqeve ushtarake, mirëpo ka thënë se nuk kanë qenë të kënaqshme përgjigjet nga Bashkimi Evropian dhe aleanca ushtarake e NATO-s.

Në një komunikim televiziv, Putin është parë duke i kërkuar Lavrovit nëse ka mundësi të arritjes së marrëveshjes për të adresuar shqetësimet ruse për siguri, apo nëse palët janë vetëm duke hyrë në negociata të vështira.

Lavrov përgjigjet se "mundësitë janë larg të shterurit, sigurisht që nuk duhet të vazhdojnë pafundësisht, por unë do të sugjeroja vazhdimin dhe rritjen e tyre". "Në rregull," thotë Putin në përgjigje.

Moska u zotua muajin e kaluar se trupat e saj do të largoheshin nga vendi pasi të kishin përfunduar stërvitjet dhe ambasadori i saj në MB, Andrey Kelin, e përsëriti këtë premtim gjatë një interviste me BBC javën e kaluar.

Nga ana tjetër edhe zëdhënësi zyrtar i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson thotë se diskutimet e Truss në Moskë ishin "një mundësi e rëndësishme për të paraqitur kuptimin tonë të situatës dhe për të dëgjuar drejtpërdrejt nga rusët për pozicionin e tyre".

Ata shtojnë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të eksplorojë të gjitha mundësitë për të marrë një rrugë diplomatike dhe do të jetë e gatshme të ketë diskutime të mëtejshme me homologët e tyre rusë në të gjitha nivelet në interes të de-përshkallëzimit të krizës në Ukrainë.

Moska, e cila ka mbledhur më shumë se 100,000 trupa afër kufirit të Rusisë me Ukrainën, ka mohuar planet për pushtim dhe ka akuzuar SHBA-në dhe aleatët e saj për histeri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy