Vetingu në Polici/ Komandanti i Gardës probleme me pasurinë dhe figurën "morale"

Vetingu në Polici/ Komandanti i Gardës probleme me pasurinë dhe figurën "morale"

Ditën e sotme ka dalë përpara komisionit të vettingut në polici, komandanti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako, për të cilin janë konstatuar disa probleme në deklarimin e pasurisë së Sakos dhe në pastërtinë morale të figurës.

Sipas KJV, komandanti i Gardës ka shlyer një kredi prej tre milionë lekësh në tre vite pa argumentuar burimin e të ardhurave.

Ai rezulton se ka probleme në investimet në një klinikë dentare në pronësi të tij, që rezulton me vlerë më të lartë sesa është deklaruar. Gjithashtu KVJ ka konstatuar se janë deklaruar 2 milionë lekë më pak në fitimet e klinikës për periudhën 2017-2018.

Automjeti ‘Toyota’ i Gramoz Sakos sipas deklaratave të tij është shitur 15 mijë euro por KVJ dyshon se kjo është një shifër fiktive pasi ai e ka blerë atë 450 mijë lekë.

Subjekti në kundërshtim me ligjin rezulton se ka qenë pronar i një bar kafe.

Në pastërtinë e figurës Gramoz Sako rezulton me probleme pasi ka punësuar dhe favorizuar mbesën si juriste në Gardën e Republikës.

10:34h- Vetting-u në polici/ Krerët e lartë në ‘sitë’ këtë javë, sot kreu i Gardës dhe Antiterrorit

Janë publikuar emrat e 5 funksionarëve të policisë së shtetit që do ti nënshtrohen Vettingut.

Vetëm këtë javë pritet të kalojnë në ‘sitën’ e vetingut shumë krerë të lartë. Ndërsa dita e sotme ka nisur me kreun e Gardës dhe Antiterrorit, Gramos Sakon dhe Gledis Nano.

Ndërsa nesër pritet të zhvillohet seanca ndaj Ardi Veliut me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Lista si më poshtë

Subjekti: Z. Gramos Sako me funksion Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë

Data/Ora: E mërkurë, datë 5 Shkurt 2020, ora 10:00

Trupa e Vlerësimit: Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku

Subjekti: Z. Gledis Nano, Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Data/Ora: E mërkurë, datë 5 shkurt 2020, ora 12:30

Trupa e Vlerësimit: Nertila Sadedini, Adriana Meko, Arta Lleshi

Subjekti: Z. Ardi Veliu me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Data/Ora: E enjte, datë 6 Shkurt 2020, ora 12:00

Trupa e Vlerësimit: Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku

Subjekti: Z. Artan Shkëmbi me funksion Drejtor i Drejtorisë Hetimore Qëndrore, në Departamentin për Policinë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Data/Ora: E premte, datë 7 Shkurt 2020, ora 10:00

Trupa e Vlerësimit: Alban Laska, Artur Baku, Mirela Ujkani (Miti)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy