Negociatat, ministri i Jashtëm i Luksemburgut: Në  2018

Negociatat, ministri i Jashtëm i Luksemburgut: Në 2018

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn është takuar sot me ministrin për Europën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Në konferencën për shtyp Asselborn ka folur për situatën e krijuar në Union për sa i përket daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, proces ky që duhet të mbyllet brenda dy viteve.
Ndërkohë për sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, Asselborg është shprehur se ka shumë shanse që kjo gjë të ndodhë në 2018.
“I kemi bërë një premtim Ballkanit Perëndimor në Samitin e Selanikut për përfshirjen në Bashkimin Europian dhe ne i qëndrojmë ende atij premtimi. Kam qenë në Shqipëri në 2005 dhe është bërë një rrugë e gjatë deri sot. Ka shumë shanse që në 2018 Shqipëria të cel negociatat për tu bërë pjesë e BE, por nuk është diçka që varet vetëm nga Brukseli, kanë të bëjnë shumë edhe politikat e brendshme”, është shprehur Asselborn.
Gjithashtu ka ministri i Jashtëm i Luksemburgut ka folur edhe për fluksin e  azilkërkuesve shqiptar në Luksemburg , për të cilët është shprehur se mbeten problematik në BE, por ka vlerësuar edhe përpjekjet e bëra nga qeveria shqiptare për ndaljen e këtij fenomeni, ku ka folur edhe për dërgimin e një avioni nga autoritetet shqiptare për të riatdhesuar shtetas shqiptar të cilët kërkonin azil në Luksemburg.
Nga ana tjetër kryediplomati i Luksemburgut, nuk ka harruar të evidentojë edhe një nga vlerat e shqiptarëve, mikpritjen.
Ju jeni një vend shumë mikpritës, jeni legjendar për këtë gjë dhe duhet ta promovojmë më shumë Shqipërinë”, tha Asselborn.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy