Kim Jong-Un, 10 vjet në krye të Partisë së Punës! Portreti zyrtar i ekspozuar në Phenian

Kim Jong-Un, 10 vjet në krye të Partisë së Punës! Portreti zyrtar i ekspozuar në Phenian

Koreja e Veriut feston sot 10 vjetorin e vendosjes në krye të Partisë së Punës të Kim Jong-Un . Ishte 11 prilli 2012 kur konferenca e katërt e përgjithshme e partisë e emëroi atë sekretar të parë, duke i dhënë vendin e babait të tij të tij Kim Jong-il, i cili ndërroi jetë në dhjetor 2011, në postin e “sekretarit të përgjithshëm të përjetshëm”.

Në një ceremoni të madhe, në prani të të gjithë anëtarëve të partisë, portreti i tij zyrtar u ekspozua këtë të hënë në Phenian , siç ishte bërë më herët për babanë dhe gjyshin e tij.

Për më tepër, Muzeu i Revolucionit Korean mban një ekspozitë me foto dhe video të “qëllimeve të arritura nga udhëheqja e pavdekshme”, madje edhe deklaratën mbi qëllimin e ndërtimit të “një vendi të përgjegjshëm bërthamor” në kongresin e partisë 2016. 

Sipas njoftimeve të mediave zyrtare, i gjithë vendi vlerësoi udhëheqjen e Kim Jong-Un, falë të cilave u zhvilluan armët bërthamore dhe u shënuan arritje të rëndësishme politike.

Koreja e Veriut ka kryer gjashtë teste bërthamore që nga viti 2006, katër prej të cilave gjatë sundimit të Kim Jong-Un.

Më 15 Prill, Koreja e Veriut feston Ditën e Diellit, ditëlindjen e themeluesit dhe ish-Presidentit Kim Il-sung, e cila shpesh rezulton një mundësi e mirë për të ekspozuar raketat balistike ndërkontinentale ICBM, të cilat janë në gjendje që të godasin deri në SHBA.

Në mars, Koreja e Veriut paralajmëroi Seulin, Tokion dhe Uashingtonin se do kryente një test të plotë të ICBM-ve për herë të parë që nga viti 2017, duke i dhënë fund një moratorium tre-vjeçar të vetë-imponuar. Koreja e Veriut tha javën e kaluar se e kundërshton luftën, por se nuk do të hezitojë të përdorë armët e saj bërthamore nëse sulmohet nga Koreja e Jugut, deklaratë e përsëritur dy herë nga motra e liderit koreano-verior, Kim Yo-jong.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy