
Prej më shumë se tre javësh kurba e infeksioneve nga covid -19 është rritur ndjeshëm. Për të folur rreth kësaj situate, vaksinimit, masave të reja të vendosura nga Komitetit Teknik i Ekspertëve në një lidhje skype në studion e lajmeve të MCN TV ishte Doktor i Shkencave Farmaceutike dhe pedagog i Farmacisë Ilir Pecnikaj.
Gjatë fjalës së tij ai ka bërë përgjegjëse qeverinë dhe grupin e ekspertëve për shtimin e rasteve të infektimit pasi sipas tij masat e ndërmarra tani duhet të kishin hyrë në fuqi që në kohën kur kurba e tyre pothuajse u zërua. Sipas tij menaxhimi i situatës ka qenë gjithmonë i çekuilibruar, jashtë çdo kriteri.
Lidhur me vaksinimin Pecnikaj deklaroi se ky proces duhet të vazhdojë me ritme edhe më te shpejta, veçanërisht për personat që se kanë kaluar ende Covid, ndërsa theksoi se një dozë të tretë nuk e sheh ende të arsyeshme për aq kohë sa një pjesë e mirë e popullsisë nuk ka marrë ende një dozë.
Intervista e plotë
1-Z. Pecnikaj, pas një lehtësimi nga Covid, vendi duket se është mbërthyer nga shifra të larta të infeksionit shoqëruar edhe me fatalitete. Ka një shpjegim për ju kjo?
Është një shpjegim i para disa kohësh, kur kishte rënie të ndjeshme në shumë raste ne të dhënat i tejkalonin dhe kurbat dhe termat e referencës të tamponëve që kanë një fallco pozitivitet ne arritëm 03%. Si gjithmonë grupi ekspertëve në vend që të paraprinin atëherë me masat parandaluese ata e bëjnë sot. Kështu ndodhi edhe në fillimet me koronavirusin. Menaxhimi i situatës ka qenë gjithmonë i çekuilibruar, jashtë çdo kriteri. Edhe pse në Shqipëri kemi një pozitivitet të shtuar, dhe sot kërkohet në aeroporte të ketë kontroll të njerëzve duke ju është kërkuar tamponi gjë që kjo duhej kërkuar përpara se kjo të ndodhte. Ne sot po bashkëjetojmë me virusin dhe me deltan dhe sot u kërkohet njerëzve një tampon. E njëjta gjë dhe me orarin e cila nuk ka dhënë kurrë një rezultat pozitiv shtyrja e orarit në dark të ndalim qarkullimit.
2-Duket se në gjithë këtë situatë, kryefjala e çdo eksperti të mjekësisë është vaksinimi. Po për ju?
-Absolutisht. Vaksinimi po deklarohet dhe kemi kërkuar vaksinimin me ritme sa më të shpejta. Ti jepet përparësi personave që se kanë kaluar ende virusin dhe të vazhdohet me vaksina të cilat janë të lejuara nga EMA për tu përdorur në masë të gjerë të popullsisë, dhe jo vazhdojmë me Coronac që nuk njihet nga këto institucione.
3- Si e konsideroni vendimin e Komitetit për Vaksinim të Detyrueshëm të disa kategorive? Mbi ç’baza mbështetet? A mendon se është e vetmja rrugë?
-Ka marrë këtë vendim jo vetëm Shqipëria, por thuajse të gjithë vendet e Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për grupe shoqërore që kanë një kontakt të madh me popullsisë, puna e tyre është kontakti me njerëzit dhe detyra e një qeverie është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe jam pro këtij vaksinimi por ka persona që e kanë kaluar Covid dhe duhet ti jepet mundësi që ti njihet. Këta persona ose prevalenca e personave që e kanë kaluar natyralisht është me e lartë se atyre e të vaksinuarve. Kemi shembull Izraelin e cila thotë se personat qe e kanë kaluar covid kanë prevalencë 13 herë për të lartë se ata që e janë vaksinuar.
4- Personat që vaksinohen rekomandohen nga mjeku i familjes. Në praktikë, këta persona a duhet të ndiqen edhe pas këtij procesi?
Absolutisht duhet të ndiqen. Ne nuk kemi akoma një databaze që të na japë automatikisht një renditje për personat që e kanë kaluar dhe prej sa kohësh, për ata që janë vaksinuar, duhet ta kemi për të parë sa e kanë kaluar dhe janë vaksinuar dhe përsëri janë prekur nga covid. Ne nuk i kemi këto të dhëna. Prsh Danimarka sot ka hequr çdolloj mase sepse nuk po shkon drejt gjurmimit por hospitalizimit, në çfarë pike jemi me rastet e agravuara të cilat vinë nga personat që se kanë kaluar covid dhe se kanë bërë vaksinën.
5- Mendoni se jemi në kushtet kur duhet të aplikohet edhe doza e tretë e vaksinës? Dhe nëse po për cilën kategori?
Kur isha studentë një profesor më tha diçka: Ilir nuk duhet të thyejmë asnjëherë dyert e hapura. Me këtë dua të them se EMA nuk e ka këshilluar një gjë të tillë dhe ne pse duhet ta ngremë një shqetësim të tillë kur një pjesë e popullsisë nuk është vaksinuar fare.



