Shërohen nga koronavirusi dy mjekë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetin socail “Facebook” se 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Ajo ka thënë se janë 8 mjekë dhe infermierë të shëruar në Tiranë dhe Durrës.
Ggjithsej deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor të shëruar nga COVID-19.
Personat e shëruar duhet të vetëkarantinohen edhe për një periudhë 14-ditore.
Njoftimi i Manastirliut:
“Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.
Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës.
Deri tani janë 40pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.”



