Rusia i ndalon hyrjen kryeministrit japonez

Rusia i ndalon hyrjen kryeministrit japonez

Rusia ka vendosur një ndalim pa afat për hyrjen në territorin e saj për 63 shtetas japonezë, mes tyre dhe Kryeministrin Fumio Kishida, ministrin e Jashtëm, Hayashi Yoshimasa dhe ministrin e Mbrojtjes, Kishi Nobua.

Gjithashtu në listën e zezë janë edhe deputetë të shumtë japonezë, drejtorë mediash, gazetarë dhe përfaqësues të komunitetit shkencor.

Në njoftimin e masës së sanksioneve, Ministria e Jashtme ruse shpjegoi se administrata e Fumio Kishida ka nisur një fushatë të paprecedentë anti-ruse, duke lejuar retorikë të papranueshme kundër Federatës Ruse, duke përfshirë shpifje dhe kërcënime të drejtpërdrejta.

Tokio po ndërmerr hapa konkretë për të çmontuar lidhjet e fqinjësisë së mirë, duke dëmtuar ekonominë ruse dhe prestigjin ndërkombëtar të vendit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy