Pushime në Korfuz, Meksi: Çmimet nuk janë të shtrenjta, njerëzit lahen në plazh publik

Pushime në Korfuz, Meksi: Çmimet nuk janë të shtrenjta, njerëzit lahen në plazh publik

Avokati Redon Meksi, i cili ditën e sotme ndodhet në Korfuz thotë se ia vlen të kalosh një ditë në këtë ishull, pasi një personi nga Saranda me traget i kushton vetëm 30 euro vajtje-ardhje.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se Korfuzi është komplet i stilit venecian si ndërtime dhe se çdo rrugicë ka lokale, dyqane dhe janë të gjitha pallate 4 katëshe dhe asnjë kat më sipër.

Nuk është shtrenjtë. Çmimet janë si në Shqipëri. Një drekë çmimet janë nga 7 deri në 14 euro në qendër të qytetit dhe pranë plazhit ku lahen njerëzit në plazh publik.

Ne kemi turp të lahemi në plazhet publike, tek ne në plazhet publike lahen të huajt. Unë jam në qytet.

Qyteti nuk ka plazhet kryesore, plazhet kryesore janë rreth e qark qytetit. Sot ke qytetin antik të Korfuzit, Kerkirën dhe më tej pjesën tjetër.

Këtu nuk i njohin investitorët strategjik. Bizneset janë të zhvilluara nga qytetarët e qytetit, jo të vij dikush nga jashtë dhe të ndërtojë këtu.

Ne në Shqipëri kemi akoma disa vende që mund ti kthejmë në gjendjen e mëparshme, në plazhet e jugut.

Zonat e shtrenjta të Korfuzit janë shumë më shtrenjtë se sa tek ne, ndërsa pjesa tjetër i ka çmimet normale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy