Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter goditi Filipinet, duke çuar në mbylljen e aeroportit ndërkombëtar.
Ndërkohë si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga lëkundjet e forta sizmike në orët e vona të mbrëmjes së të martës, të paktën 26 persona mbetën të plagosur.
Tërmeti e kishte epiqendrën 5 milje në veriperëndim të qytetit të Lagayan, në provincën e Abra, në një thellësi prej 7 miljesh.
Në qytetin Batac, pacientët u zhvendosën nga spitali më i madh në provincë pasi pjesë të tavanit ranë gjatë lëkundjeve të forta.
Në qytetin e La Paz, në Abra, u dëmtua një kishë, ku u shembën pjesë të kullës së kambanores dhe muret u plasaritën.
Energjia elektrike u ndërpre në të paktën dy qytete në provincën e Cagayan. Urat dhe rrugët e shumta në krahinat periferike të dëmtuara.
Korrikun e kaluar, një tërmet me magnitudë 7 ballë shkaktoi rrëshqitje dheu dhe dëmtoi disa ndërtesa në Abra dhe provinca të tjera veriore, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke lënë të plagosur dhjetëra të tjerë.



