Deputeti gjerman i ekstremit të djathtë sulmohet nga persona të maskuar në Bremen (FOTO)

Deputeti gjerman i ekstremit të djathtë sulmohet nga persona të maskuar në Bremen (FOTO)

Politikani i ekstremit të djathtë në Gjermani, Frank Magnitz, u rrah dhe u plagos rëndë, bënë të ditur policia, duke e cilësuar sulmin si të motivuar politikisht.

Lideri i Alternativës për Gjermaninë në Bremen u sulmua nga tre persona në qendër të këtij qyteti, të hënën vonë.

Njerëzit e maskuar e rrëzuan atë pa ndjenja dhe e goditën në kokë, thanë zyrtarë të partisë.

Qeveria dhe politikanët në të gjithë spektrin e dënuan sulmin.

Magnitz, sapo kishte lënë një takim në muzeun e Arteve Kunsthalle të Bremenit, kur ai u sulmua ndërsa po ecte në një parking të makinave qendrore.

Policia tha se ai ishte goditur mbi kokë me një objekt të panjohur nga tre burra të cilët më pas ikën.

Dy persona vendas erdhën në ndihmë dhe ai u dërgua në spital.

Duke folur nga spitali të martën, Magnitz tha se kishte pak kujtim për atë që ndodhi.

Alternativa për Gjermaninë, parti anti-migrante, ka hyrë në parlament për herë të parë vitin e kaluar dhe ka 94 ulëse. Ajo tani ka përfaqësues në secilin parlament shtetëror të Gjermanisë.

Zëdhënësi i partisë, Jorg Meuthen, postoi në Twitter një fotografi të Magnitzit në spital, duke thënë se ai është lënë “gjysmë i vdekur”. 

Javën e kaluar një zyrë AfD në qytetin lindor të Döbeln u dëmtua nga një shpërthim. Askush nuk u lëndua.

Kreu i SPD Andrea Nahles tha se AfD ishte një "kundërshtar politik" i shoqërisë tolerante të Gjermanisë, por kushdo që përpiqet ta luftojë me dhunë "tradhton këto vlera dhe rrezikon bashkëjetesën tonë".

Jörg Meuthen / Twitter

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy