
Dasmat shqiptare sjellin atmosferë dhe ritëm kudo që ndodhin.
Në to mund të takosh njerëz që me pasion vallëzojnë dhe kërcejnë pa pushim. Por siç thotë DJ Ardi Hoxha, kur në të ndesh më fëmijë të vegjël që e kanë pasion kërcimin, dasma bëhet edhe me interesante.
Një episod të tillë ndau me shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, DK Ardi, i cili rrëfen se si në një dasmë në Dibër, takoi 4 vjeçaren, Selena Zagradi, të cilës kur ja postoi videon në TikTok, që u bë hit dhe arriti të kap rreth 1.8 milion klikime.
Isha në një fejesë të komshisë dhe Selena gjatë tërë kohës po pëlqente dhe aktive tërë kohës, dhe aty e vura re kisha qejf ta reklamoja vajzën.
Kam rastis në shumë dasma po kjo ishte tërë kohës dhe bilës në atë kohë ishte 4 vjeç.
Pasi e postova më lejen e prindërve, ata e kishin kënaqësi dhe më thanë pse se ke nxjerr një video të gjatë, por unë nuk doja që ta merrnin mësysh.
Video shkoj 1.8 milionë shikime, dhe e hodha të thjeshtë pa asnjë tekst të përshkruar, por disa e vodhën videon dhe pastaj e përshkruan dhe atje video arriti të shkoj në mbi 3 milionë shikime.
Pastaj ne instagram kapi 1.2 milionë views dhe komentet ishin nga më të ndryshmet.
DJ Ardi, thotë se në profesionin e tij në dasmat e tërë Dibrës, nuk i ka rastisur në një talent të tillë prej një fëmiu, i cili arrin ti kërcej dhe ti din të gjitha vallet e zonës.
Në moshë të Selenës janë të rrallë dhe unë nuk kam rastis që kërcejnë aq fuqishëm. Ajo i kërcen të gjitha vallet.
U bë e “bezdisshme”, se vetëm në fillim të valles dilte, sa që shkonin prindërit dhe i thonin shko në fund. Kjo shkonte në fund dhe rikthehej prap në fillim.
Selana për moshën që ka e meriton notën 10, zona jonë Peshkopia, që kanë vallen e Kukësit, vallen arabe, vallen e Elez Isufit dhe këngën “Mos harro se je dibran”, ajo i kërcen të gjitha këto.
Selena e vogël sot 5 vjeç, thotë se kërcimin e ka qejf vet dhe e ka mësuar.
Muzikën e ndezi Ardi në dasmë dhe unë kërceva, u mësova vet.



