Kreshnik Tërnova është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje për rreth dy orë në lidhje me hetimet që lidhen me dosjen AKSHI dhe procedurat e tenderimit publik.
Në MCN Live, avokati Romeo Kara u shpreh se hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe rolin e tij në çështjet që po verifikohen nga organet e drejtësisë.
Veprimet juridike kanë deri në 1 vit kohë për anulim, ndërsa kur ka shantazh afati është 7 ditë. Ata që janë atje duhet ta dinë se, në bazë të Kodit Civil, edhe një kërkesë për anulim pas 24 orësh është e pranueshme, sepse ka shumë veprime që bëhen nën shantazh dhe të tilla raste ka shumë në Shqipëri.
Këta ligjërisht nuk janë në rregull dhe për këtë mendoj se e kanë parë si të sigurt se nuk do t’u hyjë gjemb në këmbë, por jo, është një vendim juridik që duhej të ishte anuluar. Për mua është shpërdorim detyre. Thyerja e kontratës është vepër penale, shpërdorimi i detyrës ka krijuar pasoja.
Ka më shumë se një vit e gjysmë që është ndaluar kontrolli i KLSH-së te AKSHI dhe KPP, dhe besoj se do të ketë veprimet e duhura. Do të dalë krimi i organizuar edhe me pronat, dhe ka një “vjedhje të organizuar” të pronave shtetërore e publike, ku bëhen legalizime të shpejta. Nuk po mbahet më fre kjo punë.
Puna e medias është shumë më serioze sesa mendohet. Jo më kot MCN bëri një punë të mirë duke e ndjekur aferën e AKSHI-t dhe duke e ndjekur hap pas hapi.



