Dalin detaje të reja nga incidenti në Shëngjinit, ku u plagos një aktivist i LSI. Sipas Abc Neës, dyshohet se Florian Dushku është qëlluar nga nipi i ish-deputetit Arben Ndoka, Samuel Ndoka.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Nuk dihet çfarë ka shkaktuar sherrin mes përfaqësuesve të PS dhe të LSI.
Incidenti ndodhi mesditën e sotme në qendrën e votimit të Shëngjinit. Dëshmitarët në vendngjarje kanë pohuar se persona të armatosur zbritën nga makinat dhe qëlluan ndaj anëtarëve të LSI që qendronin përpara qendrës së votimit.



