
Fqinji ynë jugor, Greqia renditet e para për rastet me Covid-19 dhe e dyta në vdekshmëri midis 30 vendeve europiane, sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).
Në dy javët që përfunduan më 24 nëntor, Greqia regjistroi 25 vdekje për 1 milion banorë, e dyta në Europë pas Finlandës, e cila raportoi 37.8 vdekje për 1 milion.
Përqindja e qytetarëve që humbasin jetën nga Covid-19 është kështu më shumë se trefish në Greqi krahasuar me mesataren prej 7.3 vdekjesh në 30 vendet e Zonës Ekonomike Evropiane (BE plus Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia).
Greqia renditet e para për infeksionet e reja, me 758.5 infeksione të reja për 100.000 banorë, shumë mbi Austrinë që vjen e dyta me 580.4.



