Sulmi me viktimë ndaj Top Channel/ Autorët për 19 minuta u larguan nga Kashari në Kavajë, fuoristrada u vodh 3 vite më parë (VIDEO)

Sulmi me viktimë ndaj Top Channel/ Autorët për 19 minuta u larguan nga Kashari në Kavajë, fuoristrada u vodh 3 vite më parë (VIDEO)

Java po mbyllet pa autorët e atentatit terrorist ndaj Top Medias me një viktimë, ende të pa arrestuar. Policia e Shtetit, Prokuroria e Tiranës dhe SPAK janë duke kryer veprime në terren, ndërsa vepra penale është ende ajo e vrasjes në rrethana cilësuese të një apo më shumë personave. Vetë Top Media ka deklaruar se ky sulm vjen nga minuesit e demokracisë, ndërsa prova më e fortë deri më tani janë dy gjurmët e ADN-së së gjetur në automjetin Range Rover vjedhur tre vite më parë dhe përdorur nga atentatorët e pamaskuar.

Teksa e hëna e javës kishte hyrë e qetë në 30 minutat e saj të para, 25 të shtënat kallashnikovi në drejtim të godinës së Top Channel jo vetëm cenuan sigurinë e rendin por në kufijtë e një akti terrorist shkaktuan viktima dhe dëme materiale.

Ky krim edhe pse hetimet s’kanë ende një përgjigje për autorët, rezulton se daton së paku 3 vite më parë me çka është përdorur nga autorët.

Automjeti Range Rover Sport, që shihni në foto rezulton i vjedhur më 10 korrik 2020 në Tale të Lezhës. Ky automjet në pronësi të shtetasit Kosovar Ramdan Makolli, nuk u gjet asnjëherë nga policia deri ditën kur u braktis pas krimit. Të vjedhura rezultojnë edhe targat e automjetit AA 456 HC të cilat sipas një verifikimi që ka bërë FactCheck i përkasin shtetasit Gj.D.

Në ora 00:55 minuta të mëngjesit të së hënës, në zonën e quajtur “Përroi Agait” në autostradën Durrës-Rrogozhinë mjeti u gjet i djegur pjesërisht ndërsa brenda tij edhe dy armë kallashnikov të përdorur në sulmin ndaj Top Channel.

Për herë të parë ky mjet tre minuta para se të kryente sulmin me armë është fiksuar në zonën Kasharit në ora 00:27 minuta.

Pasi ka kaluar në rrugën dytësore ka dalë përball Top Chanel dhe ka qëlluar duke përdorur të dy armët automatik. Një nga sedilja e përparme e pasagjerit dhe një nga sedilja e pasme.

Në këtë dinamikë të ndërtuar nga policia autorët e përfshirë në krim rezultojnë së paku tre, dy gjuajtësit dhe shoferi.

Por çfarë gjeti policia nga ekzaminimet e vendngjarjeve?

Nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25 gëzhoja model 56, 5 predha dhe 9 copëza predhash municioni luftarak. Janë këqyrur dhe sekuestruar kamerat e sigurisë të televizionit, si dhe disa kamera sigurie të subjekteve private përreth vendit të ngjarjes dhe në drejtimin e lëvizjes së automjetit të përdorur nga autorët.

Në vendin e djegies së automjetit është këqyrur dhe sekuestruar automjetit i djegur dhe një gëzhojë model 56, e cila u gjet jashtë automjetit. Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri model AK-47, si dhe sende të tjera që lidhen me automjetin, si targa e parë e automjetit, 4 gëzhoja model 56 të plasura si pasojë e djegies etj.

Nga ekspertimi i provave të sekuestruara në të dyja vendngjarjet, ka rezultuar se autorët i kanë përdorur të dyja armët e zjarrit, ku 20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër. Për provat e tjera të sekuestruara janë përgatitur vendimet e ekspertimit dhe nga Instituti i Policisë Shkencore vazhdon puna për ekzaminimin e tyre.

Ky krim në i cili nga vetë TopMedia dhe reagimet publike e politike u konsiderua akt terrorist shkaktoi bilancin tragjik për familjen Kola me origjinë nga Puka.

Pal Koka i cili ishte punonjës sigurie i kompanisë “Oktapus” në turnin e tretë të punës së tij. Humbi jetën nga një plumb që kaloi tej përtej derës së kabinës ku ai shërbente.

Policia e Shtetit e cila i ka hetimet ende të hapura duke koordinuar me drejtuesin e Prokurorisë Tiranë Arenc Çela ka ofruar për qytetarët që japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë shpërblim 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve.

Në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy