
Një varkë patrulluese malteze ka shpëtuar një grup prej 85 emigrantësh natën e së premtes, sipas forcave të armatosura në vend.
Emigrantët që besohet se janë nga Afrika Lindore dhe ajo e Veriut gjendeshin në një varkë prej druri që po mbytej.
Malta ka udhëhequr përpjekjet e BE-së për t’i shpërndarë emigrantët e shpëtuar në qendër të Mesdheut nëpër shtetet e tjera anëtare, pasi varkave shpëtuese iu është ndaluar hyrja në Itali.



