30 mld euro financim, Tomorri: Shqipëria përfiton shumë nëse avancon me projektet

30 mld euro financim, Tomorri: Shqipëria përfiton shumë nëse avancon me projektet

Në samitin e mbajtur një ditë më parë në Tiranë u diskutua edhe mbi një financim prej 30 miliardësh euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV ka folur gazetari i ekonomisë Klodia Tomorri i cili e cilësoi atë si një skenë mikse për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor, ku 9 mld euro janë grande, ndërsa pjesa tjetër garanci e Bashkimit Europian që vendet të kenë akses të marrin kredi me kosto të ulëta.

Ndërsa i pyetur nëse Shqipëria do të përfitojë nga ky financim, Tomorri sqaroi se nëse qeveria jonë vë në zbatim dhe avancon me projektet përfitimet për Shqipërinë do të jenë të mëdha.

Në fakt ky nuk është një çek i bardhë, por është një skemë mikse financimi për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor, ku 9 mld euro janë grande ndërsa pjesa tjetër garanci e BE që vendet të kenë akses të marrin kredi me kosto të ulëta.  Në tërësi i gjithë ky program synon forcimin mes vendeve të BE për krijimin e një tregu të përbashkët e cila do të stimulojë zhvillimin ekonomik për më shumë mirëqënie. Te pjesa e granteve janë 10 projekte për Ballkanin Perëndimor të listuara si projekte flamur. Shqipëria preket nga hekurudha Durrës-Tiranë Podgocisë duke mundësuar shkëmbimin e mallrave.

Një tjetër është autostrada blu, e cila kalon përgjatë bregdetit të nisur nga Kroacia dhe përfundon në Greqi. Por këtu vlen të ndalemi duke kujtuar se qeveria shqiptare ka flirtuar disa herë me koncesione dhe shpeshherë synon me këtë rrugë. Tjetër është Unaza e Madhe e Tiranës dhe rehabilitimi i Hidrocentralit të Fierzës. Ka pasur dhe dy projekte të tjera që tashmë kanë dalë si Skavica, ashtu siç ishte dhe ndërtimi i tubacionit të gazit Fier-Vlorë, por edhe në këtë rast Shqipëria zgjodhi të bashkëpunonte me SHBA.

Tani a është kjo një skemë ndihmë për rajonin? Sigurisht dhe nëse Shqipëria avancon me këtë projekt atëherë mund të përfitojë shumë nga ky financim. Këtu është topi te këmbët e qeverisë e cila duhet të propozojë projekte siç është korridori i 8. Nëse qeveria do arrij të avancoj këtë projekt atëherë përfitimet për vendin tonë do të jenë të mëdha, por shpesh qeveria jonë punon pa strategji”, u shpreh Tomorri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy