“Kosova”/ Rama: Shqipëria s’bëhet bedel për politikat e ditës të faktorëve shqiptarë jashtë kufijve. Do udhëheqim europianizimin e tyre

“Kosova”/ Rama: Shqipëria s’bëhet bedel për politikat e ditës të faktorëve shqiptarë jashtë kufijve. Do udhëheqim europianizimin e tyre

Duke folur mbi tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Rama tha në krah të Presidentit Macron se Shqipëria do udhëheqë procesin e europianizimit të faktorëve shqiptarë.

Rama tha se vendi ynë nuk do të bëhet “bedel” për politikat e ditës të çdo faktori shqiptar jashtë kufijve.

Sipas Ramës Kosova duhet t’i firmosë në mënyrë unilaterale marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE, edhe nëse Serbia nuk bën të njëjtën gjë. 

Jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por  ta firmosë unilateralisht të gjitha marrëveshjet, edhe sikur Serbia të mos ta dojë kurrë, dhe më pas t’ia lërë në dorë BE-së dhe t’i thotë këto ishin obligimet e planit franko-gjerman për ne, ne i kemi dokumenta dhe ne do t’i zbatojmë. As na intereson fare se çfarë bën Serbia, mjafton që me BE-në të hyjmë në një proces ku njohja reciproke të fillojë të funksionojë. Paqja bëhet për vete, jo për t’i shërbyer armikun. Paqja bëhet me armikun, jo me mikun. Nuk bëhet duke folur në telefon me mikun, që t’i thotë armikut. Është e tmerrshme të mendosh që ky është një oportunitet i artë në tavolinë, ku Kosova ka në krah të gjithë aleatët që duhet të ketë, çlirimtarët dhe njohësit e saj dhe të mbytet në një lugë uji, çfarë thotë, çfarë bën, çfarë nuk bën, Presidenti i Serbisë. Kosova duhet të veprojë e pavarur nga Serbia komplet dhe të sillet si një tjetër Europë në Ballkan, bashkë me Shqipërinë. Shqipëria, bedel për politikat e ditës të çdo faktori shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë nuk bëhet.  As që nuk diskutohet që Shqipëria do vazhdojë të mbajë këtë flamur, të paqes, dialogut, pa u kapur se çfarë bën ai tjetri. Shqipëria do udhëheq një proces europinizimi të çdo faktori shqiptar. Çdo shfaqje jo europiane s’ka lidhje me ne”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy