
Rikthimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në Kuvend ka shqetësuar opozitën, e cila e përdori këtë si shkak për të braktisur seancën. Më vonë, Kryeministri Rama tha se reforma në drejtësi do të çojë para ligjit politikanë dhe gjyqtarë të korruptuar, ndërsa Saimir Tahiri u shpreh jashtë Kuvendit se askush s’mund ta ndalë të bëjë drejtësi.



