Rama në Azerbajxhan, Ejupi: Shqipëria mund të bëhet urë lidhëse për linjat alternative të gazit  

Rama në Azerbajxhan, Ejupi: Shqipëria mund të bëhet urë lidhëse për linjat alternative të gazit  

Vizitën e kryeministrit Rama në Azerbajxhan, redaktori i TRT World, Abdulvehap Ejupi, e sheh si një mundësi të mirë për Shqipërinë. Kjo për shkak të potencialit që ka Azerbajxhani në fushën e energjisë. Në studion e lajmeve, përmes një lidhjeje Skype, Ejupi tha se përmes Turqisë, Shqipëria mund të bëhet urë lidhëse për gazsjellësin me burim në detin Mesdhe, pranë brigjeve të Izraelit.  

Është një vizitë pak e vonuar. Azerbajxhani është një yll në ngjitje në fushën e energjisë, është Dubai i Kaukazit. Shqipëria nuk ka arritur t’i kapë trendet e zhvillimit. Duhet të kemi parasysh rrethanat në të cilat gjendemi.

 Është një botë në hapje dhe Shqipëria i ka mundësitë të përfitojë.  Turqia është një derë shumë e madhe për Shqipërinë. I hap rrugë me vendet e Kaukazit dhe me vendet turkike të Azisë Qendrore. Shqipëria mund të përfitojë shumë në aspektin e gazit. Ajo ka mundësi të bëhet urë lidhëse edhe për linjat e tjera të gazit. Europa kërkon rrugë alternative për pavarësinë nga gazi rus. Turqia është kyç në këtë pikë. Gazi i Leviatan është një kapacitet i madh që kalon përmes Turqisë dhe këtu Shqipëria mund ta kapë këtë moment dhe të bëhet urë lidhëse.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy