Prokuroria nis hetim për pajisjen e dyshimtë përgjuese në Rinas

Prokuroria nis hetim për pajisjen e dyshimtë përgjuese në Rinas

Prokuroria ka regjistruar ditën e sotme procedimin penal për pajisjen e përgjimit të ardhur nga Izraeli, për të cilën ish­ministri i Brendshëm, Flamur Noka tha sot se është përdorur për përgjime të paligjshme.

Burime nga “Panorama” brenda Prokurorisë thonë se ka nisur hetimi, kryesisht mbi bazën e informacionit që është publikuar nëpër media.

Noka tha sot se kjo pajisje përdorej në Aeroportin e Rinasit. “Skandal. Sot siguria kombetare ne kete vend eshte term inekzistent. Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER sot mori permasa te frikshme . Kapet ne Rinas nje shtetas i huaj ne tentative per te nxjerr jashte vendit nje pajisje pergjimi IMSI CATCHER .

Policia e mban te fshehur qe nga dita e djeshme pasdit. Nuk dihet se sa kohe ka operuar kjo pajisje por nje gje eshte e sigurt qe sapo iku Saje Qorri u nguten ta largojne nga Shqiperia kete pajisje tjeter. Gjithashtu i bej thirrje prokurorise te nderhyje urgjentisht ne sekuestrimin e pajisjes sa nuk eshte vone e te zbardh perdorimin e saj dhe krimin e pergjimeve te bëra”, shkruante Noka në faqen e tij në rrjetin social "Facebook". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy