Gjiganti kinez i teknologjisë i vjen në ndihmë Venezuelës për të kontrolluar qytetarët e saj

Gjiganti kinez i teknologjisë i vjen në ndihmë Venezuelës për të kontrolluar qytetarët e saj

Venezuela i ka kërkuar ndihmë gjigantit kinez të teknologjisë, ZTE, për të prodhuar karta identiteti për miliona venezuelianë që nuk kanë dokumentet bazë për veprime si votimi apo hapja e një llogarie bankare. Por ajo që i ka dhënë ZTE Venezuelës është shumë më tepër se kaq.

Kartat e reja të identitetit mund të gjurmojnë sjelljen shoqërore, politike dhe ekonomike të shtetasve venezuelianë. Falë databazave që lidhen me përdorimin e kartës, qeveria mund të monitorojë gjithçka në lidhje me qytetarët, që nga financat personale deri te historia mjekësore dhe votimi.

Në zbatim të një projekti me vlerë 70 milionë dollar, i cili synon rritjen e sigurisë kombëtare, Venezuela nënshkroi një kontratë me ZTE-në vitin e kaluar për krijimin e një database dhe një sistemi pagesash nga celulari.

Nuk kanë qenë të paktë zërat kundër kësaj marrëveshjeje në Venezuelë. Aktivistët e të drejtave të njeriut atje thonë se me këtë mjet të ri në dorën e tij, presidenti Nicolas Maduro do të monitorojë popullsië në shumicën e aspekteve të jetës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy