
Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Institutit të Bashkive tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se në gjendjen që ndodhet Veliaj, pra nën masën “arrest me burg”, kryebashkiaku nuk ka të drejtë të lëshojnë apo firmosë urdhra apo akte, siç qe ai i shkarkimit të Ristanit dhe delegimit të detyrës Sara Goxhajt.
Rasti si ky është për t’u regjistruar në librin Guinness. Një kryetar bashkie i ndodhur në gjendjen e e arrestit me burgim jo i dënuar me vendim të formës së prerë nuk ka të drejtë të lëshojë dhe firmosë urdhra urdhëresa dhe akte të tjetra. Ai është i pezulluar me vendim gjykate për të ushtruar këto aktivitete. Aktivitetet nuk janë të dalësh në Tv, apo të bësh mbledhje. Aktivitete për një kryetar janë urdhrat, urdhëresat dhe vendimet. Firma e kryetarit është aktivitet. Në kushtet ku ndodhet Veliaj në burg, është pengesë fizike, por edhe ligjore që ky të ushtrojë këto detyra.
Sipas Haxhimalit, edhe kryeministri nuk ka të drejta të formulojë akte administrative pasi kushtet janë të ndara.
Këshilli Bashkiak ka të drejtë të emërojë derisa të marrë rrugëzgjidhje çështja e kryetarit, një nga nënkryetarët e bashkive. Nëse sot do të ishim në kushtet që Këshilli Bashkiak do të kishte vendos sipas procedurave ligjore një nga nënkryetarët Erion Veliaj nuk do të kishte guxuar të lëshonte nga burg një akt që të shkarkonte një nënkryetare dhe të vendoste një tjetër.
Fatale i shikoj, në shkelje të plotë të drejtave të autonomisë dhe drejtave vendore. Janë pushtet të ndara.
Kryeministri nuk ka të drejta ligjore, kushtetuese, morale, institucionale të ngrejë, formulojë akte administrative që ushtrohen vetëm bazuar ligjin 139 /2015 nga kryetari i bashkisë dhe Këshilli Bashkiak.



