Cardi B nuk u kursye për ditëlindjen e 30-të të bashkëshortit të saj Offset.
Reperja 29-vjeçare ka zbuluar në Instagram Story se i ka dhuruar reperit një çek prej 2 milionë dollarësh.

"Gëzuar ditëlindjen!!!" ka shkruar ajo krahas videos.
Offset u shfaq shumë i lumtur në video, duke buzëqeshur dhe kërcyer teksa mbante çekun.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Cardi ndau se ajo dhuroi shumën e madhe të parave sepse e dinte që Offset ka "shumë sipërmarrje biznesi" për në 2022.
Sipas CelebrityNetËorth.com, pasuria neto e Cardi është afërsisht 40 milionë dollarë.

Edhe pse festa e kushtueshme u zhvillua të martën, ditëlindja e Offset është më 14 dhjetor.



