Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar sërish kreun e PS-së për përdorim të lëndëve narkotike. Ish-kreu i demokratëve tha se Rama është përdorues i kokainës.
“Mediat shtrojnë sot një pyetje, e cila në pamje të parë ka dhe një aspekt gjysmë komik, por në të vërtetë mediat nuk e shtrojnë për komedi këtë pyetje. Pse kruhet kur flet Edi Rama? Ka vetëm një shkak, dhe kjo është kokaina. Lexoni që të gjithë, lexoni pak dhe ju, e keni provuar dhe ju këtu, e shof, Ju njoh në fytyrë. Lexoni të gjithë mbidozat e kokainës. Mund të thoni ju se kjo është një çështje personale”, tha Berisha.



