Ligji i tmerrshëm që ka nxjerrë në shesh gratë e Libanit

Ligji i tmerrshëm që ka nxjerrë në shesh gratë e Libanit

Femrat në Liban po protestojnë për heqjen e një ligji, i cili lejon përdhunuesit t’i shpëtojnë dënimit duke u martuar me “viktimat” e tyre.

Ligji i miratuar në vitin 1940 përcakton se përdhunimi është krim që dënohet me burg deri në 7 vjet. Por pika 522 e ligjit, që parashikon dënimet në rast të përdhunimit të minoreneve dhe femrave me aftësi të kufizuara, thotë se ndjekja penale ndaj përdhunuesit ndalon nëse ai dhe e dëmtuara martohen. Grupet e aktivistëve janë angazhuar në betejën kundër këtij ligji.

Të martën, një grup aktivistesh zhvilluan një protestë të veshura me fustane të bardha të njollosura me bojë të kuqe para ndërtesës së qeverisë në Bejrut.

Ndërkohë, deputetët që e mbrojnë këtë ligj thonë se ai është një mënyrë për të shpëtuar nderin e vajzave të përdhunuara. Ata thonë se nëse ligji ndryshohet, martesa duhet lënë si opsion për familjet nëse pranojnë ta bëjnë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy