Seanca për dosjen “Partizani” pa praninë e kamerave, kërkohet thirrja e Edi Ramës si dëshmitar (VIDEO)

Seanca për dosjen “Partizani” pa praninë e kamerave, kërkohet thirrja e Edi Ramës si dëshmitar (VIDEO)

GJKKO vendosi që të zhvillohet pa praninë e kamerave seanca për dosjen “Partizani”, për të cilën akuzohen kryedemokrati Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamaarbër Malltezi. Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta raporton që mbrojtja e PD ka kërkuar që mes dëshmitarëve që duhet të thirren është edhe kryeministri Edi Rama. Pritet që brenda shkurtit Prokuroria të jap pretencën dhe të kemi listën e dëshmitarëve. 

 

“Prokuroria është kundër prezencës së kamerave në seancë, për shkak të listës së gjatë të dëshmitarëve dhe intimidimit të tyre, apo sekretit në deklarimet që do kenë. Të pandehurit, mes tyre edhe Jamarbër Malltezi, ka kërkuar që seanca të regjistrohet me kamera dhe seanca të jetë publike pasi s’kanë asgjë për të fshehur. 

 

Ka munguar kreu i opozitës Berisha që ndodhet në Strasburg, dhe prania e tij është me avokatët. Parashtrimet e mbrojtjes është aktualisht. Është një gjykim që vijon edhe këto momente. Vendimi i gjykatës është që seanca do vijojë pa praninë e kamerave, por janë të lejuar të marrin pjesë media dhe publiku nëse kanë interes për ta ndjekur. 

 

Pas shumë muajsh kaloi në seancën e gjykimit në themel, dhe pritet që maksimumi brenda shkurtit të jemi në pretencën e Prokurorisë dhe listën e dëshmitarëve. Është kërkuar thirrja e Edi Ramës si dëshmitar, nga Malltezi dhe Berisha, në argumentin që ata kanë se firmat për ndryshimin e truallit janë vendosur nga ish-kreu i bashkisë Rama, dhe është ai që ka dhënë lejen për ndërtimin e kompleksit, dhe është ai që ka firmosur tjetërsimin e truallit, për të cilin akuzohet sot Berisha, Malltezi dhe jo vetëm".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy