Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka deklaruar se në disa qendra votimi në Dibër janë hapur me vonesë, ndërsa disa komisionerë janë ndryshuar në orët e para të së dielës.
Në një deklaratë për mediat, koalicioni u ka bërë thirrje partive politike dhe përfaqësuesve të tyre që të qëndrojnë larg qendrave të votimit për të shmangur tensionet.



