Shtyhet në datën 17 nëntor seanca paraprake për Erion Veliajn

Shtyhet në datën 17 nëntor seanca paraprake për Erion Veliajn

Është shtyrë për më 17 nëntor seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

 

Gjatë seancës së sotme, e cila nisi në orën 09:00 dhe u drejtua nga gjyqtarja Etleva Deda, prokurori i posaçëm Altin Dumani lexoi për rreth dy orë kërkesën për kalimin e çështjes në gjykim. 

 

Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati Artan Gjermeni, ndërsa mungoi prokurori tjetër, Ols Dado. 

 

Në seancën e ardhshme pritet që avokatët e mbrojtjes të paraqesin konkluzionet e tyre.

 

 Në këtë dosje janë të përfshirë, përveç Veliajt, edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe 28 persona e shoqëri të tjera. 

 

Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy