Fëmijët në protestë, UNICEF: Të shqetësuar për ekspozimin e tyre ndaj dhunës!

Fëmijët në protestë, UNICEF: Të shqetësuar për ekspozimin e tyre ndaj dhunës!

Protestat e ndodhura ditët e fundit në vendin tonë ku ka patur prani të madhe edhe të të miturve, UNICEF në Shqipëri ka shprehur shqetësimin e saj ndaj këtij fakti. Në praninë e gjerë të të miturve të cilët nuk nguruan të shkatërronin e digjnin çtë gjenin para, UNICEF kërkon që ata të marrin trajtimin dhe mbështetjen e duhur sipas ligjit si dhe ka dënuar dhunën në protesta duke u bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga ajo dhe të respektojnë masat anti-Covid, pasi grumbullimet rrisin rrezikun e infektimit të fëmijëve dhe të rinjve.

“UNICEF është i shqetësuar për dëmin e mundshëm dhe ekspozimin ndaj dhunës, përfshirë këtu, dhe rrezikun e ekspozimit ndaj #COVID19 që fëmijët dhe të rinjtë mund të përballen mes protestave në Tiranë dhe në qytete të tjera.

UNICEF i bën thirrje gjithë shoqërisë të mbështesë të drejtat e fëmijëve,sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, lidhur me lirinë e shprehjes dhe grumbullimet paqësore.

Gjithashtu, u bën thirrje të gjithë aktorëve përgjegjës, të sigurohen që fëmijët që janë në kontakt me ligjin, duhet të marrin në kohë, trajtimin dhe mbështetjen e duhur, përmes procedurave të përshtatshme për të miturit.

UNICEF i bën thirrje mbarë qytetarëve të distancohen nga dhuna, të respektojë masat themelore ndaj mbrojtjes së COVID19, si dhe ata që marrin pjesë në protestë, ta bëjnë këtë pjesëmarrje, sa më paqësore dhe jo të dhunshme”, thuhet në reagim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy