
Opozita proteston sot sërish kundër qeverisë. Protesta do të zhvillohet paralelisht me seancën parlamentare, e cila nis në orën 10:00.
Protesta pritet të zhvillohet nën masa të forta sigurie.
Rreth 800 forca të uniformave blu të rendit, Shqiponja, FNSH dhe Garda e Republikës janë vendosur te Kuvendi.
Hyrja e Pedonales është e bllokuar me skela për të penguar çdo tentativë të protestuesve.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se nuk do ketë skena si të javës së shkuar para parlamentit.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se policia do të garantojë sigurinë e deputetëve gjatë seancës së sotme.
Kjo është protesta e katërt që opozita mban që prej 16 shkurtit.



