
Truri është një organet përcaktuese që ndan njeriun nga qëniet e tjera të ngjashme primitive, siç është majmuni. Nga studimet rezulton se truri i njeriut është tre herë më i madh se i gorrilave dhe shimpazeve, ndërsa është zbuluar edhe arsyeja përse ndodh kështu.
Testet në “organoidet e vogla të trurit” zbulojnë një ndërprerës molekular deri më tani të panjohur që kontrollon rritjen e trurit dhe e bën organin e njeriut tre herë më të madh se truri I majmunëve të mëdhenj.
"Ajo që ne shohim është një ndryshim në sjelljen qelizore shumë shumë herët, që lejon trurin e njeriut të rritet më shumë", tha Dr Madeleine Lancaster, një biologe zhvillimore në Laboratorin e Biologjisë Molekulare të Këshillit të Kërkimeve Mjekësore në Kembrixh. "Ne jemi në gjendje të llogarisim pothuajse të gjithë ndryshimin e madhësisë."
Truri i shëndetshëm njerëzor zakonisht arrin rreth 1,500cm3 në moshë madhore, afërsisht sa trefishi i madhësisë së trurit të gorillës, që është 500cm3.
Në një përpjekje për të kuptuar procesin, Lancaster dhe kolegët e saj mblodhën qeliza, shpesh të mbetura nga testet mjekësore ose operacionet, nga njerëzit, gorillat dhe shimpazhat dhe i riprogramuan ato në qelizat burimore. Ata më pas i rritën këto qeliza në një mënyrë të tillë që i inkurajojnë ato të shndërroheshin në organoide truri, gunga të vogla të indit të trurit disa milimetra të gjerë.



