
Autorja Shpresa Musaj ka studiuar disa studime gjermane, të cilat konfirmojnë se ilirishtja ekziston.

Në emisionin “Bilardo në MCN”, ajo konfirmoj fakte se çfarë ka ngelur sot nga ilirishtja e hershme.
Musaj, u ndal në disa fjalë të sotme të gjuhës italiane që kanë prejardhje nga gjuha ilire.
Ajo çfarë ka mbetur nga ilirishtja e hershme tregojnë që ai material që është shumë i ngjashëm dhe është i njëjtë, vet fjala pash, fjala që kanë italianët ‘il pesce’ për peshkun e kane marrë nga ilirët.
Ose fjala ‘anije liburne’, e kanë marrë nga fisi ilir i liburnëve, ose vet gondola e kanë latinishte ose romakët nga gjuha ilire. Fondi i fjalëve që kanë mbetur nga ilirishtja janë të ngjashme me shqipen e sotme.
Por ne nuk kemi shkrimet apo libra ta përcaktojmë plotësisht sepse një pjesë e fjalëve me kalimin e kohës del nga gjuha, transformohen dhe marrin një pamje tjetër që ne nuk mund t’i përcaktojmë tërësisht.



