Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar kanë deklaruar se varianti i ri i koronavirusit ka të ngjarë tashmë të jetë përhapur edhe në disa vende eurpiane.
Neil Ferguson, Drejtori në Qendrën MRC për Analizën Globale të Sëmundjeve Infektive në Imperial College London, ka folur për variantin e ri së bashku me ekspertë të tjerë përpara Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të MB.
Deri më tani, vetëm disa raste të variantit të ri, i cili u raportua për herë të parë në MB në shtator, janë regjistruar ndërkombëtarisht.
Rastet janë gjetur në Islandë, Danimarkë, Hollandë, Itali dhe Belgjikë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Jashtë Evropës, ka pasur katër raste të konfirmuara të variantit të ri në Australi.
Por ekspertët e Mbretërisë së Bashkuar thonë se vendet e tjera kanë aftësi më të ulta sekuenciale, që do të thotë se mund të mos kenë aq gjasa për të gjetur variantin e ri te pacientët.
Këto deklarata vijnë pasi disa vende evropiane mbyllën kufijtë e tyre ndaj Mbretërisë së Bashkuar në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e variantit, i cili zyrtarët thonë se është më i transmetueshëm dhen është përhapur me shpejtësi në Anglinë juglindore dhe në Londër.



