Pas incidentit në setin e filmit, Baldwin njofton se do bëhet baba për herë të 8-të

Pas incidentit në setin e filmit, Baldwin njofton se do bëhet baba për herë të 8-të

Pas një pauze gati njëmujore në rrjetet sociale, Hilaria Baldwin njoftoi të martën në Instagram se është në pritje të fëmijës së saj të shtatë me bashkëshortin e saj, aktorin Alec Baldwin .

Hilaria tha se fëmija do të lindë këtë vjeshtë, duke postuar një video të çiftit duke i dhënë lajmin fëmijëve të tyre. Alec Baldwin e ripostoi shpejt videon e saj.

“Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një ngritje emocionuese dhe një surprizë të madhe: një tjetër Baldwinito do të vijë këtë vjeshtë”, shkroi ajo, duke shtuar një emoji me zemër të verdhë. "Ne ishim shumë të sigurt se familja jonë ishte e kompletuar dhe ne jemi përtej se të lumtur me këtë surprizë."

Alec është gjithashtu babai i një vajze 25-vjeçare, Ireland Baldwin, me gruan e tij të parë, Kim Basinger.

Më 21 tetor të vitit të kaluar, Alec Baldwin u përfshi në incident fatal të kinematografes Halyna Hutchins në setin e filmit Western Rust në New Mexico. Familja e saj po e padit atë dhe producentët e tjerë të filmit, duke pretenduar se shpërfillja e tyre për sigurinë në set çoi në vdekjen e saj.

Të paktën katër padi të tjera janë ngritur mbi të shtënat në set. Baldwin, i cili do të luante në film, po i drejtonte armën Hutchins brenda një kishe të vogël gjatë xhirimeve të një skene kur ajo shpërtheu, duke lënë të vdekur Hutchins dhe duke plagosur regjisorin, Joel Souza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy