Muçi: Shabani, Avokat i Popullit me firmat e PD dhe votat e PS! Debatet qesharake

Muçi: Shabani, Avokat i Popullit me firmat e PD dhe votat e PS! Debatet qesharake

Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi tha sot në Kuvend se Endri Shabani po zgjidhet Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS-së. Ai i konsideroi si qesharake debatet në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

 

Z.ministër foli për seriozitetin me të cilin e marrim procesin, por për mendimin tim nuk ka gjë më qesharake sesa që kemi 2 orë e 120 minuta ku 140 burra e gra përfaqësues të popullit shqiptar zihen për Endri Shabanin, nuk ka gjë me qesharake se kjo, për një njeri që deri më parë i binte gjoksit si tribuni i partive të reja i cili po luftonte kundër sistemit të kalbur, të vjetër të politikës. Mesa duket sot nga kjo sallë do të dalim me Avokat Populli Endri Shabanin me firmat e PD dhe me votat e PS. Zotërinj të PD kur e quani lepur të Surrelit, pse i hodhët firmat? Për deputetët PS, si e ëmbëlsuat Endrit Shabanin?! Ose më mirë si iu ëmbëlsoi ai juve që do të zgjidhni Avokat të Popullit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy